Futbolli nuk është vetëm për burra: Futbollistja e Chelseat gjakoset pas një dueli në ajër me lojtaren kundërshtare

Futbollistja e Chelseat, Melanie Leupolz u detyrua të largohej nga fusha pas një dëmtimi të rëndë gjatë ndeshjes çerekfinale në Ligën e Kampionëve për femra kundër Lyonit të enjten mbrëma. Leupolz u gjakos në fytyrë pas një dueli në ajër me kundërshtaren, Danielle van de Donk, njofton TheSun, transmeton lajmi.net. Ngjarja ka ndodhur në minutën…

Sport

31/03/2023 07:32

Futbollistja e Chelseat, Melanie Leupolz u detyrua të largohej nga fusha pas një dëmtimi të rëndë gjatë ndeshjes çerekfinale në Ligën e Kampionëve për femra kundër Lyonit të enjten mbrëma.

Leupolz u gjakos në fytyrë pas një dueli në ajër me kundërshtaren, Danielle van de Donk, njofton TheSun, transmeton lajmi.net.

Ngjarja ka ndodhur në minutën e 65-të të ndeshjes së dytë të tensionuar në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër.

Loja vazhdoi edhe pasi Leupolz dhe Van de Donk u përplasën, pavarësisht se futbollistja e “Bluve” u rrëzua në fushë.

Kur loja u ndërpre pasi topi doli jashtë loje, Leupolz u rrotullua për të zbuluar se një pjesë e fytyrës së saj ishte mbuluar me gjakë si pasojë e ndërhyrjes.

Futbollistja gjermane u trajtua nga stafi mjekësor për rreth katër minuta përpara se takimi të vazhdonte.

Ajo u zëvendësua përfundimisht në minutën e 71-të./Lajmi.net/