Futbolli humbi një legjendë

Lionel Messi i është bashkuar figurave të shumta që janë duke shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e legjendës së Real Madridit dhe ish futbollistit të madh, Alfredo di Stefano.

Sport

07/07/2014 22:52

Ylli i Argjentinës dhe Barcelonës, Lionel Messi i ka dhënë lamtumirën e tij legjendës së futbollit, Alfredo di Stefano.

Ikona e Real Madridit vdiq sot si rezultat i një sulmi kardiak që pësoi ditën e shtunë.

Ai ishte 88-vjeç.

“Futbolli ka humbur një legjendë sot, Don Alfredo di Stefano. Një njeri fantastik brenda dhe jashtë fushës. Mendimet e mija janë tek familja dhe shoqëria e tij”, shkroi Messi në mesazhin e tij të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, Messi është së bashku me Kombëtaren e Argjentinës duke u përgatitur për ndeshjen gjysmëfinale të Kampionatit botëror kundër Holandës, që do të zhvillohet të mërkurën.