Fushë Kosova në balotazh – përfundon numërimi për asamble, këta janë më të votuarit nga tri partitë kryesore

Ka përfunduar numërimi i votave për Asamblenë Komunale në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Fushë Kosovë, ndërsa gara për kryetar të komunës do të vazhdojë në balotazh, që do të mbahet ndërmjet dy kandidatëve me më shumë vota. Në garën për kryetar komune, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Prebreza, ka dalë i pari me…

Lajme

16/10/2025 20:19

Ka përfunduar numërimi i votave për Asamblenë Komunale në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Fushë Kosovë, ndërsa gara për kryetar të komunës do të vazhdojë në balotazh, që do të mbahet ndërmjet dy kandidatëve me më shumë vota.

Në garën për kryetar komune, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Prebreza, ka dalë i pari me 45.12% të votave apo 9,519 vota, ndërsa përballë tij në raundin e dytë do të jetë kandidati i LDK-së, Besnik Osmani, i cili ka marrë 36.62% të votave ose 7,725 vota, transmeton lajmi.net.

Në vijim paraqesim 10 kandidatët më të votuar për Asamble nga tri partitë më të mëdha: Vetëvendosje, LDK dhe PDK.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV)
  1. Shpend Bardiqi – 6,719 vota

  2. Festim Pllana – 535 vota

  3. Durim Hajra – 527 vota

  4. Daut Krasniqi – 453 vota

  5. Kushtrim Mirena – 412 vota

  6. Kosovar Ademi – 309 vota

  7. Hajredin Mjeku – 287 vota

  8. Vlonjat Hasani – 282 vota

  9. Rrahim Sogojeva – 258 vota

  10. Hasime Kostanica – 245 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
  1. Mirlinda Krasniqi – 5,755 vota

  2. Afrim Dumani – 549 vota

  3. Laureat Gojnovci – 495 vota

  4. Jetmir Berisha – 306 vota

  5. Burim Berisha – 289 vota

  6. Ali Topalli – 289 vota

  7. Etnik Berjani – 269 vota

  8. Valon Sopjani – 250 vota

  9. Erblin Grajçevci – 206 vota

  10. Rineta Bërrbatovci – 195 vota

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
  1. Rrahim Tërnava – 3,957 vota

  2. Valon Murseli – 425 vota

  3. Ermal Dumani – 297 vota

  4. Aida Alimi – 290 vota

  5. Dardane Sogojeva Shala – 241 vota

  6. Migjen Kolshi – 240 vota

  7. Dafina Krasniqi – 235 vota

  8. Safete Çitaku – 190 vota

  9. Avdyl Krasniqi – 173 vota

  10. Mirsad Qyqalla – 168 vota./lajmi.net/