Fushata e LDK-së hapet zyrtarisht të shtunën nga Pallati i Rinisë

Lidhja Demokratike e Kosovës do të hapë zyrtarisht fushatën e zgjedhjeve komunale më 13 shtator nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë. Sipas njoftimit të LDK-së, në këtë tubim do të prezantohen të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave. “Po e nisim prapë së bashku këtë rrugëtim. Më të fortë. Më të bashkuar”, thuhet tutje…

Lajme

08/09/2025 16:26

Lidhja Demokratike e Kosovës do të hapë zyrtarisht fushatën e zgjedhjeve komunale më 13 shtator nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë.

Sipas njoftimit të LDK-së, në këtë tubim do të prezantohen të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave.

“Po e nisim prapë së bashku këtë rrugëtim. Më të fortë. Më të bashkuar”, thuhet tutje në njoftim.

“Më 13 shtator, ju presim të gjithëve në Prishtinë, në hapjen e fushatës së zgjedhjeve lokale, ku do të bëhet edhe prezantimi i të gjithë kandidatëve për kryetarë të komunave. Nga ora 18:00, në Pallatin e Rinisë”.

“Po e nisim prapë së bashku këtë rrugëtim. Më të fortë. Më të bashkuar. LDK përgjithmonë! Shihemi të shtunën”.