Furnizimi me ujë ndërpritet në “Dardani”, KRU Prishtina planifikon ndërhyrje nesër

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se lagjja Dardania do të përballet me ndërprerje të furnizimit me ujë gjatë natës së sotme. Sipas njoftimit zyrtar, arsyeja e ndërprerjes është një rrjedhje e madhe në rrjetin e ujësjellësit, për të cilën nuk ka qenë e mundur ndërhyrja gjatë orëve të natës. “Kjo për shkak të…

Lajme

06/04/2026 20:53

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se lagjja Dardania do të përballet me ndërprerje të furnizimit me ujë gjatë natës së sotme.

Sipas njoftimit zyrtar, arsyeja e ndërprerjes është një rrjedhje e madhe në rrjetin e ujësjellësit, për të cilën nuk ka qenë e mundur ndërhyrja gjatë orëve të natës.

“Kjo për shkak të një rrjedhjeje të madhe dhe pamundësisë për intervenim sonte, furnizimi me ujë do të ndërpritet deri nesër kur do të bëhet ndërhyrja. Pa ujë do të mbetet zona e Dardanisë”, thuhet në njoftim.

Ndërhyrja pritet të realizohet gjatë ditës së nesërme, kur edhe pritet të rikthehet furnizimi normal me ujë për banorët e kësaj zone. /Lajmi.net/