Fuqia e nënës që lufton me katër kancerë
Gemma Nuttall, ka qenë duke vuajtur nga kanceri ovarian dhe i qafës në vitin 2014. Ndërsa, në fillim të këtij viti u diagnostifikua edhe me kancer të trurit dhe të mushkërive.
Bota
Nutall është nënë e një vajze dy vjeçare dhe shprehet se nuk ka asgjë më të keqe se sa t’i tregosh fëmijës tënd se vuan nga kanceri.
Pasi e fitoi luftën ndaj kancerit ovarian dhe kancerit të qafës, mjekët zbuluan edhe dy lloje tjera të kancerit.
Për shkak se nuk dëshiron që vajza e saj të mbetet pa nënë ajo po e vazhdon këtë luftë.
Nëna e saj, Helen Sproates e ka hapur një xhirollogari për ata që duan t’i ndihmojnë vajzës së saj që ta mposhtë kancerin.