Fundjava e futbollit evropian, sot derbi Arsenal – Manchester United
Futbolli evropian vazhdon edhe këtë javë me ndeshje interesante në kuadër të garave kampionale.
Sport
Mbi të gjitha, vëmendjen do ta ketë “klasikja” e vjetër e futbollit anglez, Arsenal – Manchester United, që do të fillojë në orën 13:30.
Të dyja skuadrat luftojnë për një vend në top4, andaj pritet të jetë një sfidë mjaft e luftuar. “Djajtë e Kuqë” vijnë pas humbjes së thellë ndaj Liverpoolit, 4-0, në mesjavë, ndërsa “topçinjtë” janë të motivuar pasi të mërkurën mbrëma mposhtën Chelsean 4-2 në “Stamford Bridge”.
Sa u përket mungesave, te Man Utd do të mungojë Paul Pogba i cili me shumë gjasë e ka humbur sezonin pas një lëndimi, ndërsa te vendasit nuk do të paraqiten Kieran Tierney dhe Thomas Partey, po ashtu për shkak të lëndimeve, transmeton lajmi.net.
Te skuadra londineze tashmë është kthyer Takehiro Tomiyasu që pritet t’i ketë disa minuta në këtë përballje, kurse te United Cristiano Ronaldo është gati, pas mungesës ndaj Liverpool për shkak të vdekjes së djalit.
Ndeshja e parë në mes të tyre përfundoi 3-2 në favor të Manchester United.
Sfida të tjera interesante gjatë kësaj dite pritet të jenë edhe: Brendford – Tottenham (18:30), Manchester City – Watford (16:00), Inter – Roma (18:00) dhe klasikja gjermane Bayern Munich – Borussia Dortmund (18:30). /Lajmi.net/