Ftesa ndaj Llabanit, reagon presidenca: Presidentja as nuk merret me lista protokollare
Këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka fajësuar Protokollin për ftesën e dërguar Radomir Llabanit me rastin e festimit të 17-vjetorit të Pavarësisë. Kupina ka deklaruar për lajmi.net, se Presidentja nuk është ajo që përpilon listat protokollare. Sipas tij, me këtë merret Protokolli institucional. “Presidentja as nuk përpilon as nuk merret me lista protokollare.…

Lajme
Këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka fajësuar Protokollin për ftesën e dërguar Radomir Llabanit me rastin e festimit të 17-vjetorit të Pavarësisë.
Kupina ka deklaruar për lajmi.net, se Presidentja nuk është ajo që përpilon listat protokollare. Sipas tij, me këtë merret Protokolli institucional.
“Presidentja as nuk përpilon as nuk merret me lista protokollare. Do të ishte absurde të mendohej se ajo merret me lista e ftesa. Me protokoll merret Protokolli e jo Presidentja. Ne nuk e dijmë se kush është në listë sepse protokolli merret me këto çështje duke shfrytëzuar lista protokollare. Presidentja ka bërë deklaratë publike rreth z Llaban edhe në vitin 2024. Protokolli do të duhej ta merrte atë deklaratë publike parasysh gjatë perpilimit të listave të organizimeve të tilla”, ka deklaruar kupina.
Teksa mes tjerave ka thënë se e vetmja detyrë e presidentes ka qenë sigurimi që dosja e Llaban, nëpërmjet AKI-së, t’i dërgohet edhe Gjykatës Kushtetuese, edhe Prokurorisë, edhe Policisë.
“Presidentja është siguruar që dosja e z.Llaban, nëpërmjet AKI-së, t’i dërgohet edhe Gjykatës Kushtetuese, edhe Prokurorisë, edhe Policisë. Kjo ka qenë detyra e saj, e jo detyra e përpilimit të listave protokollare”, ka thënë Kupina. /Lajmi.net/