Ftesa e Kurtit për Krasniqin e Abdixhikun, Kuçi: Qëllimi është ta delegjitimojë opozitën
Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka folur në lidhje me ftesën për takim të Albin Kurtit ndaj Memli Krasniqit dhe Lumir Abdixhikut. Ajo u shpreh se kjo ftesë është një formë, siç u shpreh ajo, për ta delegjitimuar opozitën. “Takimet i ka kërkuar edhe më herët, e dimë, në tentimet për të krijuar qeverinë…

Lajme
Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka folur në lidhje me ftesën për takim të Albin Kurtit ndaj Memli Krasniqit dhe Lumir Abdixhikut.
Ajo u shpreh se kjo ftesë është një formë, siç u shpreh ajo, për ta delegjitimuar opozitën.
“Takimet i ka kërkuar edhe më herët, e dimë, në tentimet për të krijuar qeverinë ka pasur takime pafund, disamujore, e bisedime, për të treguar ose për të paraqitur tek votuesi dhe njerëzit në Kosovë që ka interesim dhe ka angazhim për formimin e qeverisë, mirëpo nuk ka vullnet të opozitë”, tha ajo për Klanin.
“Kjo është njëfarë forme për ta delegjitimu opozitën edhe me e qit keq opozitën, absolutisht sepse bllokimi po ndodh pa ndonjë arsye, për një emër të përveçëm që është Albulena Haxhiu, për mendimin tim në këtë rast nga të dyja palët, sepse edhe opozita nuk ka ndonjë argument të fortë pse nuk duhet të jetë Albulena Haxhiu”, është shprehur ajo.