FSK validon me sukses Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë në Ushtrimin Fushor “Ujku i Shigjetë”
Forca e Sigurisë së Kosovës sot ka realizuar Ditën e Vizitorëve të Shquar të ushtrimit fushor “Ujku Shigjetë” si proces përmbyllës i një angazhimi të gjatë në validimin e Regjimentit të tretë të Këmbësorisë. Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në këtë ushtrim ka pritur Ministrin e Mbrojtjes në detyrë Ejup Maqedonci, përfaqësues nga Ambasadat e…
Lajme
Forca e Sigurisë së Kosovës sot ka realizuar Ditën e Vizitorëve të Shquar të ushtrimit fushor “Ujku Shigjetë” si proces përmbyllës i një angazhimi të gjatë në validimin e Regjimentit të tretë të Këmbësorisë.
Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në këtë ushtrim ka pritur Ministrin e Mbrojtjes në detyrë Ejup Maqedonci, përfaqësues nga Ambasadat e akredituara në vend, përfaqësues nga KFOR-i, Atashe të Mbrojtjes dhe përfaqësues ushtarak nga vendet partnere.
“Fillimisht, Gjeneral Jashari njoftoi të pranishmit mbi të arriturat e FSK-së në përgjithësi dhe në veçanti mbi fazat në të cilat ka kaluar Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë për të arritur deri tek validimi bazuar në misionin ushtarak në kuadër të Komandës së Forcave Tokësore. Validimi i njësive është një proces i gjatë i planifikimit, trajnimit, stërvitjes së personelit dhe mbështetjes logjistike me qëllim të realizimit të detyrave në përmbushje të misionit. Pastaj njësitë e dislokuara në terren në kuadër të Ushtrimit Fushor “Ujku i Shigjetë” bënë demonstrimin e operacioneve mbrojtëse, operacioneve sulmuese dhe kulmuan me operacionet e stabilitetit. Forca e Sigurisë së Kosovës duke u bazuar në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, është duke ngritur kapacitetet operacionale të njësive, bazuar në misionin e tyre. Andaj në kuadër të këtij ushtrimi është validuar Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/ \
Njoftimi i plotë: