FSK trajnohet për automjetet luftarke Vuran

Forca e Sigurisë së Kosovës, bashkë me KFOR-in turk, janë duke mbajtur trajnime për vozitjen në terrene të vështira me mjetet luftarake të tipit “Vuran”. Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të FSK-së. “Në kuadër të bashkëpunimit me ushtrin turke, dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së…

Lajme

07/05/2024 13:22

Forca e Sigurisë së Kosovës, bashkë me KFOR-in turk, janë duke mbajtur trajnime për vozitjen në terrene të vështira me mjetet luftarake të tipit “Vuran”.

Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të FSK-së.

“Në kuadër të bashkëpunimit me ushtrin turke, dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga instruktorët e ushtrisë turke është realizuar trajnimi në përdorimin e sigurtë dhe efikasë të automjeteve luftarake Vuran.
Forca e Sigurisë së Kosovës bazuar në planin e zhvillimit është duke ngritur kapacitetet e saj, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, duke krijuar kështu ndërveprueshmërin dhe ngritur me standardet më të larta të ushtrive të NATO-s.”