FSK përfundon ushtrimin fushor ’’Arrow Delta 01’’, qëllimi ishte testimi i togut të rikonicionit dhe togut të mortajave

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Kompania e Shtabit e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë së Forcave Tokësore e ka realizuar me sukses ushtrimin fushor “Arrow Delta 01”. FSK thotë se qëllimi i ushtrimit kishte objektiv testimin e kapaciteteve të togut të rikonicionit dhe togut të mortajave në mbështetje të operacioneve mbrojtëse si…

Lajme

16/09/2024 09:50

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Kompania e Shtabit e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë së Forcave Tokësore e ka realizuar me sukses ushtrimin fushor “Arrow Delta 01”.

FSK thotë se qëllimi i ushtrimit kishte objektiv testimin e kapaciteteve të togut të rikonicionit dhe togut të mortajave në mbështetje të operacioneve mbrojtëse si dhe testimin e kapacitete të liderëve kyç.

“Qëllimi i ushtrimit kishte objektivë testimin e kapaciteteve të togut të rikonicionit dhe togut të mortajave në mbështetje të operacioneve mbrojtëse, si dhe testimin e kapaciteteve të liderëve kyç. Forca e Sigurisë së Kosovës, në kuadër të planit po ngrit kapacitetet operacionale, bazuar në praktikat dhe përvojat më të mira të vendeve partnere, të cilat po ndihmojnë FSK-në, me përvojat e tyre”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Postimi i plotë: