FSK: Përfundon Java Ndërkombëtare e Kadetëve, një ngjarje e veçantë bashkoi ushtarë nga akademi të ndryshme

Forca e Sigurisë së Kosovës ka thënë se është përfunduar Java Ndërkombëtare e Kadetëve. Në një postim në Facebook, FSK bën të ditur se kjo u mbajt në Qendrën për Studime Universitare, dhe është një tjetër sukses i arritur drejt promovimit si një institucion akademik ushtarak me standarde ndërkombëtare. “Në Qendrën për Studime Universitare u…

Lajme

17/04/2025 20:05

Forca e Sigurisë së Kosovës ka thënë se është përfunduar Java Ndërkombëtare e Kadetëve.

Në një postim në Facebook, FSK bën të ditur se kjo u mbajt në Qendrën për Studime Universitare, dhe është një tjetër sukses i arritur drejt promovimit si një institucion akademik ushtarak me standarde ndërkombëtare.

“Në Qendrën për Studime Universitare u mbajt Java Ndërkombëtare e Kadetëve, një ngjarje e veçantë që bashkoi kadetë nga akademi të ndryshme ushtarake si Akademia “West Point” dhe Norwich University nga SHBA, Royal Military College Saint-Jean nga Kanada, Akademia e Forcave të Armatosur nga Shqipëria dhe Akademia Ushtarake nga Maqedonia e Veriut për një javë plotë aktivitete”

“Përmes ligjëratave, ushtrimeve praktike dhe aktiviteteve të përbashkëta, pjesëmarrësit patën mundësinë të njohin nga afër sistemin arsimor ushtarak të QSU-së dhe të ndajnë përvojat e tyre me kolegë ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim.