FSK-ja pajiset me autoblinda nga Amerika – paralajmërohet blerja edhe e disa të tjerave

Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar disa autoblinda të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në lidhje me këtë, nga Ministria e Mbrojtjes kanë thënë për lajmi.net se këto autoblinda janë prokururar bazuar në planin bilateral të blerjeve shtet më shtet. Sipas kësaj ministrie, pritet që në ndërkohë të pranohen edhe disa të…

Lajme

14/07/2025 15:03

Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar disa autoblinda të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në lidhje me këtë, nga Ministria e Mbrojtjes kanë thënë për lajmi.net se këto autoblinda janë prokururar bazuar në planin bilateral të blerjeve shtet më shtet.

Sipas kësaj ministrie, pritet që në ndërkohë të pranohen edhe disa të tjera.

“Konfirmojmë se kemi pranuar disa autoblinda, prodhim i ShBA, të cilat janë prokuruar bazuar në planin bilateral  të blerjeve shtet më shtet, miratuar paraprakisht, dhe pritet të pranojmë edhe disa të tjera deri në përfundim të këtij aktiviteti të blerjeve. Këto janë informacionet të cilat mund të ndajmë me publikun në këtë fazë”, kanë thënë nga Ministria e Mbrojtjes për lajmi.net.

Pranimi i autoblindave amerikane nga FSK vjen në vazhdën e një partneriteti strategjik të vazhdueshëm mes Kosovës dhe SHBA-ve. Në vitin 2025, Kosova ka blerë dy helikopterë shumëfunksionalë UH-60 “Black Hawk” nga SHBA-të, si pjesë e transformimit të FSK-së në një forcë të plotë ushtarake në përputhje me standardet e NATO-s.

Këto mjete ushtarake tashmë gjenden në bazat e Forcës së Sigurisë së Kosovës./Lajmi.net/