​FSK-ja largon 143 mjete shpërthyese në Pejë

143 mjete shpërthyese janë larguar këtë të shtunë në afërsi të nënstacionit elektrik “Peja 2” në lagjen “Dardania” në Pejë. Eliminimi i tyre është bërë nga ekipet për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera Eksplozive (EOD) të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar FSK në ‘Facebook’. “Gjatë operacionit dy ditor janë larguar këto mbetje të…

Lajme

13/08/2022 22:05

143 mjete shpërthyese janë larguar këtë të shtunë në afërsi të nënstacionit elektrik “Peja 2” në lagjen “Dardania” në Pejë.

Eliminimi i tyre është bërë nga ekipet për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera Eksplozive (EOD) të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar FSK në ‘Facebook’.

“Gjatë operacionit dy ditor janë larguar këto mbetje të rrezikshme që datonin që nga koha e Luftës së Parë Botërore të cilat rrezikonin sigurinë e banorëve. Mbetjet janë hasur gjatë punimeve për shtrimin e rrymës në​ lagje”, thuhet në komunikatën për media të FSK-së.

Sipas FSK-së, mjetët eksplozive do të shkatërrohen në mënyrë të kontrolluar ditëve në vijim, në një ambient të sigurt.