FSK e gatshme për të eksportuar siguri

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kadri Kastrati, thotë se FSK i ka përmbushur të gjitha kapacitetet operacionale për misionin aktual që ka. Sipas tij, FSK e gatshme për të eksportuar siguri.

Lajme

03/01/2014 11:29

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kadri Kastrati, thotë se FSK e gatshme për të eksportuar siguri.

Në një intervistë për Evropa e Lirë, Kastrati thotë se FSK i ka përmbushur të gjitha kapacitetet operacionale për misionin aktual që ka.

“Unë e kam quajtur viti i kapaciteteve të plota operacionale pasi që në korrik të këtij viti Këshilli Veri –Atlantik e ka shpallur që Forca e Sigurisë së Kosovës, i ka përmbushur të gjitha kapacitetet operacionale”.

“Unë ketë vit gjithashtu e kisha quajtur edhe viti i rishikimit të sektorit të sigurisë – apo rishikimi i strukturës dhe misionit të tanishëm që e kemi, pra që është në vazhdim e sipër”.

“Jemi duke bërë ngritjen e njësisë rajonale të kërkim shpëtimit, një njësi e cila do t’i përmbush të gjitha nevojat jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin në rast të katastrofave apo emergjencave”.

“Pastaj pjesëmarrja në ushtrime rajonale. Për herë të parë FSK’ja ka marrë pjesë në dy ushtrime në Shqipëri dhe Maqedoni të udhëhequra nga komanda e SHBA’ve për Evropë dhe kjo është jashtëzakonisht e mirë për ne”.

Kastrati thotë se FSK çdo ditë bënë operacione të deminimit në Kosovë.

“Që nga paslufta e deri më tani mbi 1 milion metra katror, FSK’ja i ka deminuar, dhe kjo është detyrë në vazhdimësi e sipër”.

“Pastaj operacione e kërkim shpëtimit që ne i kryejmë thuajse çdo ditë. Operacionet e inspektimeve të fabrikave të vjetra të materieve të rrezikshme, ku jemi si vij e parë e planit nacional emergjent”.

“Por, një prej punëve kryesore që dua ta ceki është edhe përgatitja për misionin e ardhshëm që FSK’ja, do të shndërrohet vitin e ardhshëm”.

“Presim diku nga fillimi i viti të dalim më rekomandimet apo raportin final se çka u duhet Kosovës në të ardhmen çfarë force për t’i përmbushur nevojat e veta”.

“ Me vendimin e kryeministrit të Kosovës për fillimin e rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë, pas 5 vite pavarësi dhe pas planit të Ahtisarit, i cili rekomandon që pas pesë viteve të bëhet rishikimi, ne si FSK kemi krijuar grupet punuese me ekspertët tanë të brendshëm dhe në mbështetje të këtyre grupeve janë ekspertët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Mund të them se kemi ardhur në fund të një studimi të hollësishëm të kësaj strukture se çka kemi. Dhe duke pasur parasysh që ne kemi nxjerr katër fusha të misionit për të ardhmen, të cilat janë mbrojtja e integriteti dhe sovraniteti të vendit, operacionet paqeruajtëse, mbështetja e institucioneve qendrore, dhe mbështetja e institucioneve civile. Ne kemi ardhur në përfundim se këto kapacitete i kemi dhe këto duhet të ndërtohen për të ardhmen”.

“Jemi në përfundim e sipër. Diku jo më larg se fundi i janarit i viti 2014, ne si Forcë e Sigurisë së Kosovës do të dalim më raport final që do të dërgohet edhe përmes ministrit tonë të qeveria e pastaj qeveria do vendos me procedurën e vetë përmes parlamentit”.

“Pastaj neve si Forcë e Sigurisë së Kosovës na mbetet që ta bëjmë një plan të implementimit pesë vjeçar prapë për t’i ndërtuar ato kapacitet të cilat për momentin FSK-ja nuk i ka. Sa a do të jetë ajo, a do ta këtë emër apo atë emër ne si FSK, nuk vendosim”.  

“Ne mendojmë se duhet ta ndërtojmë një forcë ushtarake e cila do t’i përmbush të gjitha nevojat e një shteti për t’i kryer detyrat e mbrojtjes, detyrat në shërbim të NATO’s, si operacione paqeruajtëse humanitare dhe detyra në mbështetje institucioneve qendrore”.

“Dhe të gjitha këto, ne i kemi studiuar mirë jemi i duke i vendosur në letër të gjitha këto edhe do t’i përcjellim të Qeveria e Kosovës”.

Por, kur do të jetë e gatshme FSK të marrë pjesë në operacione paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO?

“Çdo vizitë e jona që është jashtë Kosovës, apo çdo vizitë që vjen në Ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, ministri, por edhe unë, kërkesën numër një e kemi që FSK-ja është zhvilluar deri në atë shkallë sa ne mund të bëhemi eksportues të sigurisë”.

“Çka do të thotë kjo që ne jemi të gatshëm që krahë për krahë me të gjitha ushtritë e NATO-s dhe ushtritë perëndimore dhe ushtritë e tjera që nuk janë në NATO dhe marrin pjesë në operacione paqeruajtëse që t’i dërgojmë oficeret tanë”.

“Ne jo që mendojmë, jo që është një aspiratë jona, por është realitet që këta oficer janë të barabartë, dhe ju garantoj, në aspektin profesional me gjithë oficerët e NATO-s që sot kryejnë operacione paqeruajtëse”, ka thënë Kadri Kastrati për Evropa e Lirë.