15 vjet nga rënia e Enver Zymberit, Kurti dhe Sveçla vizitojnë familjen e heroit të Kosovës
Sot shënohen 15 vjet nga aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), i cili do të mbetej një nga momentet më të rëndësishme në përpjekjet për shtrirjen e autoritetit të institucioneve të Kosovës në veri të vendit. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla…
Lajme
Sot shënohen 15 vjet nga aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), i cili do të mbetej një nga momentet më të rëndësishme në përpjekjet për shtrirjen e autoritetit të institucioneve të Kosovës në veri të vendit.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë vizituar familjarët e heroit, Enver Zymberi, ish-polici që ra në krye të detyrës në mbrojtje të territorit të vendit në veri të Kosovës nga strukturat kriminale serbe.
Janë bërë 15 vjet nga aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), i cili do të mbetej një nga momentet më të rëndësishme në përpjekjet për shtrirjen e autoritetit të institucioneve të Kosovës në veri të vendit.
Mëngjesin e 25 korrikut të vitit 2011, pjesëtarët e ROSU-së u nisën drejt pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, me qëllim marrjen nën kontroll të tyre dhe vendosjen e rendit institucional në këto pika kufitare.
Por aksioni u përball me rezistencë nga strukturat ilegale serbe në veri.
Gjatë përleshjeve, polici i Njësisë Speciale, Enver Zymberi, u qëllua për vdekje, duke rënë në krye të detyrës për mbrojtjen e rendit dhe ligjit në territorin e Republikës së Kosovës.
Rënia e tij u kthye në simbol të përkushtimit dhe sakrificës për shtetin e Kosovës. Për trimërinë e treguar, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e dekoroi Enver Zymberin me titullin “Hero i Kosovës”.