Fshatarët i rrahin 5 gra për vdekje, me bindjen se bënin magji
Pesë gra thuhet se janë rrahur brutalisht për vdekje nga disa fshatarë të cilët i akuzuan ato për magji në Indi.

Bota
Fshati Kinjia në shtetin Jharkhand kishte përjetuar disa fatkeqësi të fundit dhe i kishte fajësuar për këtë pesë gra.
Ata i kanë zvarritur gratë nga shtëpitë e tyre dhe i kanë rrahur me shkopinj dhe shufra hekuri, dhe madje i kanë sulmuar ato me thika.
Policia mbërriti menjëherë pas sulmit dhe thuhet se kanë arrestuar deri 50 fshatarë, transmeton Klan Kosova.
Gratë u fajësuan për dështimin e fshatit, duke sjellë sëmundje në fshat dhe madje u akuazun edhe për vdekjen e fundit të një fëmijë, duke dyshuar për magji.