Fruti i vetëm i cili ndihmon në shmangien e shtypjes së lartë të gjakut

Simptomat e shtypjes së lartë të gjakut mund të mos vërehen nganjëherë, por ekziston një frut i cili i zbutë ato.

Lifestyle

28/05/2019 12:15

Ekzistojnë mënyra të shumta për të shmangur hipertensionin, sikundër është edhe kujdesi ndaj asaj se çfarë hani dhe çfarë pini, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Blood Pressure UK’, organizatë bamirëse për shtypjen e gjakut në Britani të Madhe, ngrënia e bananeve përgjatë mëngjesit mund të ulë shanset për të zhvilluar shtypje të lartë gjaku.

Kjo, për shkak se pema në fjalë është e pasur me kalium, që është një mineral i rëndësishëm për rregullimin e presionit të gjakut.

Kaliumi gjithashtu ndihmon në balancimin e efekteve negative të natriumit në trup.

“Kaliumi është një mineral kyç në të cilin trupi mbështetet në masë të madhe, për të funksionuar siç duhet”, deklaroi organizata bamirëse.

Sipas postimit në faqe të internetit nga ‘Blood Pressure UK’, ngrënia e frutave që janë të larta me kalium, mund të ndihmojë në rivendosjen e ekuilibrit në gjak, gjë që mund të ulë rrezikun e tensionit të lartë. /Lajmi.net/