Frutat më të mira për të rënë në peshë

Bëhet fjalë për frutat me ngjyrë të kuqe të cilët janë të pasur me flavonoidë, substanca ideale për humbjen e kilogramëve të tepërt.

Lifestyle

17/05/2021 10:48

Frutat janë pjesë e domosdoshme e një regjimi ushqimor që të ndihmon të humbasësh kilogramët e tepërt.

Por ka disa fruta specifikë që janë shumë efikasë në humbjen e shpejtë të peshës, transmeton lajmi.net.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 6 frutat më të mira për dobësim të shpejtë por të shëndetshëm.

Qitro e Kuqe

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org shpjegon se ngrënia e një gjysëm qitroje përpara vakteve ndihmon në pakësimin e depozitës dhjamore në zonën e barkut dhe në uljen e kolesterolit.

Studimi thotë se konsumi i rregullt i qitros sipas mënyrës së lartpërmendur për gjashtë javë ndihmon në ngushtimin e belit me të paktën 3 centimetra.

Vishnja

Këto kokrra magjike janë të mira për zemrën por edhe për peshën e trupit.

Një studim i Universitetit të Miçiganit zbuloi se vishnjet e pasura me antioksidantë kontribuojnë ndjeshëm në zvogëlimin e masës dhjamore në zonën e barkut.

Frutat e Pyllit

Boronicat, luleshtrydhet, manaferrat janë të pasur me polifenolë të cilët jo vetëm të ndihmojnë të humbisni në peshë por edhe pengojnë formimin e depozitave dhjamore.

Konsumi i 3 racioneve me fruta pylli në ditë zvogëlon formimin e qelizave dhjamore me 73%.

Pjeshkët, Kumbullat dhe Nektarinat

Këto fruta me sezon në pranverë, shmangin shfaqjen e sindromës metabolike, e cila shërben si ombrellë për shumë faktorë rreziku të diabetit.

Këtu përfshihet edhe dhjamosja e belit.

Këto fruta përmbajnë fenolë të fuqishëm që pengojnë shëndoshjen e tepërt.

Për më tepër, frutat me bërthamë kanë përmbajtjen më të ulët të sheqerit.

Mollët e Kuqe

Ekspertët shpjegojnë se nëse njeriu rrit dozat ditore të fibrës me 10 gramë, arrin të zvogëlojë depozitën dhjamore me të paktën 3.7 përqind në harkun kohor të 5 viteve.

Fibra gjendet me shumicë tek mollët, veçanuerisht ato të kuqe, të cilat duhen konsumuar çdo ditë.

Kumbullat

Kumbullat janë fantastike për tretjen. Fruti dhe lëngu i tyre rekomandohen për stomakun por edhe puer organizmin.

Shalqini

Shalqini, kur është në sezonin  e tij në verë, është një nga frutat më të mira për rënien në peshë.

Ngrënia e shalqinit përmirëson profilin e lipideve në gjak dhe ngadalëson akumulimin e dhjamit