“Friends” rikthehen pas 12 vjetësh (Foto)

Ata janë personazhet më të dashur të 12 viteve më parë, kur seriali “Friends” përfundoi pas 10 sezonesh transmetim. Miqtë që jetonin në të njëjtën shtëpi dhe ndanin gëzimet e dramat me njëri-tjetrin janë rikthyer sërish bashkë. Por jo për serinë e shumëpritur që po diskutohet në media. Thjesht për një foto. Madje jo vetëm,…

Lajme

26/01/2016 03:02

Ata janë personazhet më të dashur të 12 viteve më parë, kur seriali “Friends” përfundoi pas 10 sezonesh transmetim.

Miqtë që jetonin në të njëjtën shtëpi dhe ndanin gëzimet e dramat me njëri-tjetrin janë rikthyer sërish bashkë.

Por jo për serinë e shumëpritur që po diskutohet në media. Thjesht për një foto. Madje jo vetëm, por bashkë me aktorët e një tjetër seriali, “The Big Bang Theory”.

David Schwimmer, Jennifer Aniston, Matt LeBlanc, Lisa Kudrow dhe Courteney Cox kanë pozuar së bashku në një darkë të organizuar në nder të producentit James Burrows në televizionin NBC./BotaSot

aga25698in