Freuler: Xhaka më pyeti se si janë rrugët në Itali

Mesfushori i Atalantas, Remo Freuler ka thënë se Granit Xhaka që është i lidhur me kalimin te Roma, e ka pyetur për rrugët në Itali.

Sport

14/06/2021 21:23

Shqiptari thuhet se do t’i bashkohet Romës nga Arsenali, me të cilët do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, përcjellë lajmi.net.

Freuler ka zbuluar se Xhaka e ka pyetur se si janë rrugët në Itali, duke i dhënë më shumë optimizëm kalimit te mesfushorit te Roma.

“Më herët ai më pyeti se si janë rrugët në Itali”

Ndërkohë, Xhaka do fitojë rreth 4.5 milionë euro për sezon plus bonuset nëse e kompleton kalimin te skuadra e Jose Mourinhos./Lajmi.net/