Frenkie de Jong nuk udhëton në Milano, për ndeshjen ndaj Interit

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong nuk udhëton për në Milan. Nesër Barcelona do përballet me Interin, në kuadër të grupit C, në Ligën e Kampionëve. Përpara këtij takimi trajneri i ‘Blaugrana’ ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për atë përballje. Në të nuk është përfshirë mesfushori holandez, De Jong, përcjell lajmi.net. Lojtari është…

Sport

03/10/2022 10:51

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong nuk udhëton për në Milan.

Nesër Barcelona do përballet me Interin, në kuadër të grupit C, në Ligën e Kampionëve.

Përpara këtij takimi trajneri i ‘Blaugrana’ ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për atë përballje.

Në të nuk është përfshirë mesfushori holandez, De Jong, përcjell lajmi.net.

Lojtari është testuar dhe nuk është i gatshëm për këtë sfidë.

Përveç Frenkiet mungojnë edhe Jules Kounde, Hector Bellerini, Ronald Araujo dhe Memphis Depay, për shkak të lëndimeve./Lajmi.net/

Më poshtë e gjeni listën e plotë:

Portierët:
Ter Stegen
Inaki Peña
Arnau Tenas
Mbrojtësit:
Sergi Roberto
Gerard Pique
Eric Garcia
Andreas Christensen
Alejandro Balde
Jordi Alba
Marcos Alonso
Mesfushorët:
Sergio Busquets
Pedri Gonzalez
Pablo Paez Gavira ‘Gavi’
Franck Kessie
Pablo Torre
Marc Casado
Sulmuesit:
Robert Lewandowski
Ousmane Dembele
Raphinha
Ansu Fati
Ferran Torres