French Montana sjell duetin me Drake
Është publikuar edhe një bashkëpunim në estradën ndërkombëtare.
ShowBiz
Bëhet fjalë për duetin mes dy reperëve të njohur, French Montana dhe Drake, shkruan lajmi.net.
Kënga mban titullin “No Stylist”, e cila që në titull tregon se ka të bëjë me modën, ku përmenden disa prej brendeve më të njohura.
Bashkëpunimi mes dy reperëve erdhi pas vizitës që i bëri Drake, French Montanës dhe pa këngët që ai kishte realizuar për albumin e ri.
Kujtojmë që French Montana ka edhe një bashkëpunim me Era Istrefin, është kënga “No I Love Yous”. /Lajmi.net/