French GP: Leclerc në ‘Pole-position’, Verstappen fillon nga pozita e dytë, ndërsa Hamilton nga ajo e katërta

Kanë përfunduar kualifikimet për Çmimin e Madh të Francës. Skuadra e Ferrari ka siguruar edhe një ‘Pole-position’ me pilotin Charles Leclerc, transmeton lajmi.net. Ai arriti të përfundojë në vendin e parë, pas garës së ngushtë me Verstappen. Leclerc kishte kohën më të shpejtë në kualifikuese, me 1:30.872 në 17 xhiro. Ndërsa Max Verstappen nga pozita…

Sport

23/07/2022 17:13

Kanë përfunduar kualifikimet për Çmimin e Madh të Francës.

Skuadra e Ferrari ka siguruar edhe një ‘Pole-position’ me pilotin Charles Leclerc, transmeton lajmi.net.

Ai arriti të përfundojë në vendin e parë, pas garës së ngushtë me Verstappen.

Leclerc kishte kohën më të shpejtë në kualifikuese, me 1:30.872 në 17 xhiro.

Ndërsa Max Verstappen nga pozita e dytë me 1:31.176 pas 14 xhirosh.

Red Bulli do të garojë edhe nga vendi i tretë me Sergio Perez.

Lewis Hamilton me Mercedes regjistroi 19 xhiro për kohën 1:31.765 dhe arriti të marrë pozitën e katërt.

Gara për Çmimin e Madh të Francës mbahet nesër, me fillim nga ora 15:00./Lajmi.net/