Frankfurti bën mrekullinë, mposht Bayernin duke rihapur garën për titullin në Bundesligë
Eintracht Frankfurt dhe Bayern Munchen janë ndeshur në kuadër të xhiros së 22-të të Bundesligës.
Sport
Frankfurti ka treguar që është skuadra më me formë në Bundësligë që nga fillimi i këtij viti kalendarik, transmeton lajmi.net.
Vendasit e nisën ndeshjen me shumë siguri dhe duke shfaqur lojë të mirë.
Ishte Kostic i cili asistoi në min (12’) për Kamadan i cili shënoi golin e parë, duke zhbllokuar rezultatin.
Golin e dytë e shënoi Younes nga një asistim nga Kamada në min (31’).
Skuadrat shkuan në pushime me avantazhin prej dy golave të Frankfurtit.
Në pjesën e dytë, Hansi Flick bëri disa zëvendësime, “Bavarezët” ia arritën të shënojnë përmes Robert Lewandowskit i cili shënoi pas një depërtimi nga Leroy Sane në min (53’).
Polaku ka regjistruar golin e 26 këtë sezon.
Bayerni qëndron ende në pozitën e parë, por me këtë humbje iu jep mundësi Leipzig dhe Wolfsburgut të afrohen.
Frankfurti mban pozitën e katërt me 42 pikë, po aq edhe sa Wolfsburgu.
Rezultati përfundimtar, Eintracht Frankfurt 2-1 Bayern Munchen./Lajmi.net/