Franku zviceran ndërron “fytyrën” pas 20 vjetëve

Franku zviceran, si një prej monedhave më të vlefshme në botë, ka fituar një pamje të re, pas 20 vjetëve. Banka zvicerane SNB njoftoi për një seri të re të kartëmonedhave. Seria e re është pa portrete të njerëzve të famshëm, por me lokacione tipike zvicerane.

Bota

23/04/2016 09:50

E para në listë është kartëmonedha prej 50 frangash, e cila tashmë është në qarkullim. Kjo seri përmban shumë karakteristika të sigurisë, tha Andre Maehler, një anëtar i Bordit të SNB-së, duke shtuar se Zvicra nuk ka probleme me kartëmonedha të rreme. Sipas tij, çdo seri e re është një përpjekje për të zvogëluar rrezikun.

Franku i vjetër do të mbetet në lojë, do të ketë udhëzime për tërheqjen e tyre.

Nuancat e monedhave të reja mbeten të njëjta si më parë. 10 franga mbeten të verdha, 20 të kuqe, 50 e gjelbër, 100 e kaltër, 200 – kafe, 1000 vioelet. Seria do të lëshohet në hapa gjysmëvjetore deri në vitin 2019.