Françeska Jaçe ndahet nga biznesmeni

Ish banorja e “Big Brother 5” tashmë është ndarë nga i dashuri biznesmen.

ShowBiz

11/06/2016 13:22

Françeska Jaçe i ka dhënë fund lidhjes një vjeçare me të dashurin e saj 10 vite më të madh në moshë.

“Panorama Plus” shkruan sot se vetëm pak kohë pasi ish banorja e “Big Brother 5” u bë objekt i shtypit rozë për videoskandalin e sherrit publik me shoqen e saj të ngushtë, gjërat nuk kanë shkuar siç duhet sa i takon jetës sentimentale të modeles.

Ndonëse Françeska nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë rreth historisë, miq të tyre kanë konfirmuar se në të vërtetë lidhja ka marrë fund për shkak të xhelozisë.

E vërteta është që këto kohë ata kanë kaluar një periudhë të trazuar, edhe për shkak të ndërhyrjes së personave të tretë, siç ishte marrëdhënia e tij problematike me ish partneren. Historia e tyre vazhdoi më shumë se një vit, ndërsa kishin disa muaj që bashkëjetonin në Milano./albeu.