Francë-Shqipëri, futbollisti kuqezi më i miri në fushë

Kombëtarja shqiptare zhvilloi dje një tjetër ndeshje mjaft të mirë, teksa këtë gjë e vërtetojnë edhe statistikat e ndeshjes.

Sport

16/06/2016 17:49

Edhe njëherë në fushë më i miri ishte Burim Kukeli, i cili zhvilloi 74 minuta thuajse perfekte. Ai ka përqindjen më të mirë të pasimeve të sakta në fushën e lojës.

Nga 46 pasime që ka bërë gjithsej gjatë ndeshjes, 40 prej tyre kanë qenë në perfeksion.

Ndërkohë një ndeshje mjaft e mirë edhe për Mavraj, i cili ka regjistruar më shumë pasime me një shokë skuadre, me Kukelin 8 të tilla.

Një fakt që dëshmon edhe rëndësinë që ka Kukeli për skuadrën tonë, por nuk duhet të harrojmë faktin që ai nuk do të jetë ndaj Rumanisë për shkak kartonash.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.