Franca thyen rekord botëror në realizimin e filmave të metrazhit të gjatë

300 filma të gjatë janë realizuar vitin e shkuar në Francë, dhe ky fakt thyen një rekord të ri.

ShowBiz

07/04/2016 10:16

Në mesin e 300 filmave të metrazhit të gjatë, duke përfshirë edhe 142 filma me kooproduksione ndërkombëtare me 41 shtete dhe me një investim prej 1.2 bilion euro. Kurse në vitin 2014 po ky shtet kishte realizuar 234 filma të metrazhit të gjatë.

Vendet me të cilat bashkëpunon Franca në realizimin e filmave vazhdojnë të mbeten: Belgjika, Gjermania, Kanadaja, Zvicra e Spanja. Poashtu, sipas raporteve mediatike në realizimin e filmave janë vlerësuar edhe televizionet franceze, duke u vlerësuar si lider Canal +. /kultplus