Fox News e mbuloi intervisten me pamje të rrahjes në Kuvend, burri i Presidentes e quan historike paraqitjen e saj aty
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 23 shtator 2025 kishte dhënë një intervistë për “Fox News”, një medium konservator amerikan në linjë me presidentin amerikan Donald Trump. Gjatë intervistës së Vjosa Osmanit, mediumi kishte publikuar pamje të ndryshme – një nga to edhe momentin e rrahjes në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 23 shtator 2025 kishte dhënë një intervistë për “Fox News”, një medium konservator amerikan në linjë me presidentin amerikan Donald Trump.
Gjatë intervistës së Vjosa Osmanit, mediumi kishte publikuar pamje të ndryshme – një nga to edhe momentin e rrahjes në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së.
Pamjet që u publikuan nuk ishin të lavdëruara për Kosovën, për kundër kësaj, Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes e quan intervistën e saj si “historike”.
Ai të dielën ka shkruar në “X”, ku thotë se “Osmani është udhëheqja e parë pos politikanëve amerikanë që shfaqet në emisionin “elitar Fox & Friends”.
“Moment historik! Presidentja e Kosovës bëhet e vetmja udhëheqëse botërore — përveç udhëheqësve amerikanë — që shfaqet në emisionin elitar Fox & Friends në FoxNews Në emisionin më me ndikim konservator të mëngjesit të SHBA, zëri i Kosovës u dëgjua fort dhe qartë — me dinjitet, vizion dhe forcë”, ka thënë Sadriu”, ka thënë Sadriu.
Historic moment!
The President of Kosovo becomes the only world leader — besides U.S. leaders — to appear on the elite Fox & Friends on @FoxNews!
On 🇺🇸’s most influential conservative morning show, the voice of Kosovo was heard loud and clear — with dignity, vision & strength. pic.twitter.com/Qh4kSd15Xu
— Prindon Sadriu 🇽🇰 (@PrindonSadriu) October 5, 2025