Fotot e para të spitalit në Wuhan me njëmijë shtretër, të hapur për të prekurit me koronavirus
Fotografitë e para të spitalit të ndërtuar në rrethana emergjente, i cili posedon një mijë shtretër, të ndërtuar për pacientë të prekur nga koronavirusi i ri sapo kanë dale.
Bota
Ndërtimi i qendrës shëndetësore në Huoshenan ka përfunduar të dielën dhe është në gjendje të pranojë pacientë që të marrin shërbime mjekësore, bëjnë të ditur medie të huaja, njofton lajmi.net.
Objekti prej 269 mijë metra katrorë është një nga dy spitalet e reja që është ndërtuar në Wuhan.
Për dy ndërtesat në fjalë, model ndërtimi u mor spitali i ndërtuar në Pekin më 2003-ën, për të ndihmuar të prekurit me virusin SARS.
Ushtrisë së Kinës thuhet se i është dhënë kontrolli i spitalit. Rreth 1.400 mjekë ushtarakë janë sjellë nga Ushtria Çlirimtare e Popullit në spitalin e ri, të emërtuar “Fire God Mountain“.
Si pasojë e rritjes së numrit të të prekurve nga koronavirusi edhe jashtë Kinës, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencë globale. /Lajmi.net/
