Fotografia e re e Marinës me Getin, a janë në pritje të bëhen prindër?

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi shumë shpejt mund të bëhen prindër.

ShowBiz

18/06/2019 10:57

Ghetto Geasy së bashku me Marina Vjollcën janë duke i kaluar disa ditë në Angli, e fotoja e fundit ka ngritur dyshime se çifti shumë shpejt mund të bëhen prindër, shkruan lajmi.net.

Në fotografinë e publikuar nga moderatorja shqiptare, dyshja duken shumë të lumtur nën praninë e njëri tjetrit, dhe një detaj i këtij imazhi ka nxitur dyshime tek publiku se Geti dhe Marina janë rrugës për tu bërë prindër.

Këngëtari shihet duke mbajtur me duar barkun e bukuroshes, dhe ky veprim ishte i mjaftueshëm t’i shtyjë ndjekësit të komentojnë rreth një shtatzënie të moderatores. /Lajmi.net/