Fotografia e fundit e Jennifer Lopez mund ta bëjë nervoz burrin e saj

Trajneri mban nga beli, deri sa këngëtarja e njohur Jennifer Lopez kryen ushtrimet.

ShowBiz

26/05/2019 22:23

Mosha për Jennifer Lopez është vetëm numër, 49-vjeçarja është duke punuar shumë për ta ruajtur formën e saj fizike, shkruan lajmi.net.

Ylli televiziv ka publikuar disa fotografi ku shihet duke ushtruar në palestër, dhe vijat e saj trupore mund të kompleksojnë një numër të madh artistesh.

“Duke e bërë siç duhet, para provave. Së shpejti vjen koha e turneut”, ka shkruar J.Lo në Instagram. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bx6Bqg_gMYs/