Fotografi të Mehmetit që kurrë nuk i keni parë (Foto)
Aktori, Kenan İmirzalıoğlu është i njohur me rolin e Mehmet Kosovali në serialin “Jetë e hidhur”.

ShowBiz
Kenan u bë shumë i dashur për publikun shqiptarë pikërisht për shkak se mbiemri i tij në rol ishte Kosovali dhe shumica e njerëzve kanë menduar se ai ka prejardhje shqiptare.
Mehmeti aktori i pëlqyer i shqiptarëve ka qenë në Kosovë dhe ka mbledhur një numër të madh të njerëzve që kanë dal ta presin atë, shkruan rtv21.tv
Që nga fillimi i transmetimit të serialit Mehmeti arriti të bëhet kështu ëndrra e çdo vajze shqiptare.
Mirëpo a ka qenë gjithmonë i bukur dhe tërheqës ai në moshë më të re e dëshmojnë fotot nga arkivi i tij.
Në fotografinë e mëposhtme mund ta shikoni se si është dukur dikur Mehmet Kosovali dhe se sa ka ndryshuar ai ndër vite.

