Fotografi nga arkivi që tregojnë ceremonitë e betimit të presidentëve amerikanë në Uashington, gjatë 100 vjetëve të fundit
Dita e inaugurimit është kryesisht një ceremoni tradicionale për të shënuar betimin e një presidenti të ri në detyrë dhe transferimin në Shtëpinë e Bardhë. Dhe njëjtë pritet të ndodhë edhe më 20 janar kur Donald Trump pritet të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë. Por më poshtë ua sjellim fotografitë nga arkivi që tregojnë madhështinë…
Bota
Dita e inaugurimit është kryesisht një ceremoni tradicionale për të shënuar betimin e një presidenti të ri në detyrë dhe transferimin në Shtëpinë e Bardhë.
Dhe njëjtë pritet të ndodhë edhe më 20 janar kur Donald Trump pritet të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Por më poshtë ua sjellim fotografitë nga arkivi që tregojnë madhështinë dhe ceremonitë e betimit të presidentëve amerikanë në Uashington, gjatë 100 vjetëve të fundit.
Turmat e njerëzve të mbledhur në lëndinë dhe çatinë e Kapitolit, për të dëgjuar fjalimin e inaugurimit të presidentit Herbert Hoover më 4 mars 1929. Data e inaugurimeve fillimisht ishte caktuar për 4 mars, por në përpjekje për të reduktuar periudhën midis administratave (periudha e zgjedhjes së presidentit dhe inaugurimit të tij), me një amendament kushtetues më 1933 inaugurimet e ardhshme do të mbaheshin më 20 janar.
Presidenti i sapoinauguruar Franklin Delano Roosevelt (në mes me kravatë me vija) teksa mbërrin në Shtëpinë e Bardhë me bashkëshorten e tij, Eleanor dhe djalin James më 4 mars 1933. Presidenti shërbeu për katër mandate të paprecedentë në detyrë, nga 1933 deri më 1945. Një amendament kushtetues i vitit 1951 ua kufizoi presidentëve të shërbejnë në më shumë se dy mandate.
Presidenti Harry S. Truman duke mbajtur fjalimin e tij inaugurues nga Kapitoli më 20 janar 1949. Fjalimi hapi mandatin e vetëm të plotë të Trumanit si president. Ai shërbeu si nënkryetar nën udhëheqjen e Rooseveltit dhe filloi mandatin e parë të shkurtuar si shef i shtetit pas vdekjes së Rooseveltit në prill 1945.
Kauboji Montie Montana i bën të qeshin të ftuarit teksa e mbante një lak që ia vendosi presidentit Dwight D. Eisenhower gjatë paradës së inaugurimit si president më 20 janar 1953. Eisenhower shërbeu dy mandate të plota në detyrë.
Autokolona për presidentin John F. Kennedy (pa kapelë në makinë) duke kaluar në bulevardin Pensilvania pas inaugurimit të tij më 20 janar 1961. Kennedy u vra në nëntor të vitit 1963.
Lyndon B. Johnson duke bërë betimin si presidenti i 36-të i vendit në Kapitol më 20 janar 1965. Inaugurimi ishte i dyti i tij, pasi mori Presidencën pas vrasjes së Kennedyt.
Presidenti që sapo u inaugurua Richard Nixon (majtas) dhe familja e tij përshëndesin familjen e presidentit në largim Johnson më 20 janar 1969. Nixon u zgjodh dy herë president, por dha dorëheqje për shkak të skandalit Watergate gjatë mandatit të tij të dytë.