Foto të mahnitshme nga kulturat e izoluara nëpër botë |FOTO & VIDEO|
"Nuk e kam filluar këtë projekt me qëllimin që të mundohem t'a ndaloj botën së ndryshuari. Thjeshtë kam dashur të krijoj një dokument vizuel që na ri-kujton neve dhe gjeneratave që vijnë se sa e bukur ka qenë dikur bota e njerzve," thotë Jimmy Nelson, njeriu prapa projektit që ka mahnitur gjithë botën e që titullohet "Para se ata të zhduken".
Lajme
Jimmy Nelson është fotograf i cili ka bërë një udhëtim që askush nuk e ka bërë më parë. Ai kishte vendosur t’i dokumentonte sa më shumë nga civilizimet e izoluara, para se ‘bota e civilizuar dhe e zhvilluar’ të ndikonte në kulturat, traditat dhe mënyrën e tyre të jetesës. Në një fjalë ai ishte rrëfimtari fantazmë i tyre, duke e treguar storjen e tyre përmes fotografisë së tij të mrekullueshme dhe në të njëjtën kohë duke siguruar që kultura e tyre ishte dokumentuar për gjeneratat e së ardhmes. /lajmi.net
Asaru Indonezi dhe Papua New Guinea
Vanuatu, Ishujt Vanuatu
Huli Indonezi dhe Papua New Guinea
Himba, Namibi (Afrikë)
Tsaatan, Mongoli
Maori, Zelandë e Re
Samburu, Kenia (Afrikë)
Kazakët, Mongoli
Ladakhit, Indi
Banna, Etiopi (Afrikë)