Foto ekskluzive të qëndrimit të Dua Lipës në Prishtinë (FOTO)
Diana Markosian, është përkujdesur të fotografojë yllin shqiptar me famë botërore Dua Lipa gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë.

ShowBiz
Më poshtë mund ti shihni nëntë fotografi të vizitës së saj në vend për koncertin e saj të parë në vendlindje, transmeton Gazeta Metro.
Viti 2016 duket se do t’i japë një tjetër dimension ëndrrës së Dua Lipa, duke përfshirë edhe koncertin me përmasa gjigante në kryeqytet gjatë verës. “BBC”, rrjeti mediatik i famshëm, e ka vendosur Duan në listën e atyre artistëve që i quan, “Sound of 2016.
Dua, e cila albumin e saj më të ri e ka të përfunduar, pritet ta lansoi në fillim të vitit të ardhshëm. Dua albumin e ka titulluar “Dua Lipa”, ku thotë se titulli është për shkak se albumi i saj i parë e prezenton atë si artiste në shumë mënyra.
Fotografitë shafqin Lipën me familje dhe gjatë koncertit i cili mblodhi rreth 20,000 fansa të këngëtares. /gazetametro.netDua në ballkon në vend qëndrimin e saj në Breg të Diellit.
Dua Lipa në Swiss Diamond Hotel duke shikuar Prishtinën nga dritaret e hotelit luksoz.
Dua Lipa dhe i dashuri i saj.
Fansat gjatë koncertit të saj.
Dua gjatë akomodimit të saj. Albumi parë i saj që kishte blerë ishte nga Nelly Furtado, për të cilën Lipa ka thënë se ishte inspirimi i saj për shumë kohë, inspirim i cili ende vazhdon për të.
Lipa duke përformuar në Parkun e Gërmisë e cila ishte shumë e emocionuar nga të pranishmit. Lipa futi edhe Prishtinën në listën e vendeve të “Hotter Then Hell Tour”.
Dua me babain, nënën, të dashurin dhe të vëllain në Tiranë, ku mbajti koncert një natë më vonë.
Dua të gjitha të ardhurat e koncertit i ka dhuruar tek aftësimi i mundësive për të rinjtë kosovar. Edhe kjo një foto nga koncerti i saj me 9 gusht të këtij viti.
Dua në bansën e saj në Prishtinë, ajo u kthye nga Prishtina në Londër në moshën 16 vjeçare për ta ndjekur ëndërren e saj si këngëtare.