Foster: Nëse shënoja, do të ishte pensionim – portieri i Watford ishte pranë golit mbrëmë ndaj Chelsea

Portieri i Watford, Ben Foster, ishte afër golit, mbrëmë në ndeshjen kundër Chelsea.

Sport

03/11/2019 09:46

‘Blutë’ arritën të fitojnë 2:1, por Watford ishin të barazojnë rezultatin, në rastin e fundit të ndeshjes, me anë të portierit Foster, i cili goditi me kokë.

Pritja e jashtëzakonshme e Arrizabalaga bëri që Foster t’i mohohet goli, por kjo duket se ishte e mirë për anëtarin e Watford, pasi ai planifikon pensionimin në rast se shënon.

“Nëse shënoja në fund, do të thoshte pensionim” ka thënë portieri për ‘BBC’, transmeton lajmi.net.

“Përgëzime për Kepa, ishte pritje e madhe” ka shtuar Foster.

Pritja e Arrizabalaga bëri që Chelsea të regjistronte fitoren e pestë radhazi, për tu ngritur në pozitën e tretë. Foster mund të mohonte këtë, por nuk ia doli. Ai po vazhdon karrierën. /Lajmi.net/