Foshnja dërgohet pa shenja jete në spitalin e Pejës – rasti nën hetim nga Policia dhe Prokuroria
Policia ka njoftuar se një foshnje është sjellë pa shenja jete në Spitalin e Pejës, në repartin e emergjencës. Rasti ka ndodhur në fshatin Dugajevë të Klinës. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Mjeku kujdestar ka konstatuar se fëmija ka ardhur pa shenja jete”,…

Lajme
Policia ka njoftuar se një foshnje është sjellë pa shenja jete në Spitalin e Pejës, në repartin e emergjencës.
Rasti ka ndodhur në fshatin Dugajevë të Klinës.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Mjeku kujdestar ka konstatuar se fëmija ka ardhur pa shenja jete”, tha ai.
Gashi ka treguar se Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ka njoftuar menjëherë Prokurorinë për rastin.