Foshnja 9 muajshe nga Suhareka që humbi jetën, dyshohet se u ngulfat nga lidhësja e djepit

Një foshnje 9 muajshe ka ndërruar jetë tragjikisht pasi dyshohet se është ngulfatur nga lidhësja e djepit, teksa ndodhej në gjumë në shtëpinë e saj në fshatin Gjinoc të Komunës së Suharekës. Rasti fillimisht është raportuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ku foshnja u dërgua për trajtim mjekësor. Për shkak të gjendjes së…

Lajme

12/07/2025 13:55

Një foshnje 9 muajshe ka ndërruar jetë tragjikisht pasi dyshohet se është ngulfatur nga lidhësja e djepit, teksa ndodhej në gjumë në shtëpinë e saj në fshatin Gjinoc të Komunës së Suharekës.

Rasti fillimisht është raportuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ku foshnja u dërgua për trajtim mjekësor. Për shkak të gjendjes së rënduar, ajo është transferuar më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, raporton lajmi.net

Megjithatë, më 11 korrik 2025, Policia e Kosovës ka konfirmuar se foshnja nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.

Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Hetimet për këtë ngjarje të rëndë janë duke vazhduar./Lajmi.net/