Forumi i Intelektualëve “zgjedh” NISMA-n para AAK-së, shkrihet në partinë e Limajt
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka mbajtur sot konferencë për media. Në këtë konferencë, Limaj ka njoftuar se NISMA-s iu është bashkuar Forumi i Intelektualëve, shkruan lajmi.net. “Sot është një lajm i mirë, i jashtëzakonshëm për partinë tonë për anëtarët dhe simpatizantët. Nga sot e tutje, Nismës i bashkohet Forumi i Intelektualëve, një grup njerëzisht,…

Lajme
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka mbajtur sot konferencë për media.
Në këtë konferencë, Limaj ka njoftuar se NISMA-s iu është bashkuar Forumi i Intelektualëve, shkruan lajmi.net.
“Sot është një lajm i mirë, i jashtëzakonshëm për partinë tonë për anëtarët dhe simpatizantët. Nga sot e tutje, Nismës i bashkohet Forumi i Intelektualëve, një grup njerëzisht, një organizim politik që ka marrë zgjedhje në koalicionin tonë të përbashkët që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Forumi i Intelektualëve shkrihet dhe bashkohet më Nismën Socialdemokrate”, ka thënë Limaj.
Artan Nimani nga Forumi i Intelektualëve ka thënë se është krenar për bashkimin me NISMA-n.
AAK, NISMA dhe Forumi i Intelektualëve kanë garuar në zgjedhjet e 9 shkurtit me një koalicion të përbashkët. Pas zgjedhjeve është raportuar se raportet mes NISMA-s dhe AAK-janë prishur pas takimeve të Fatmir Limajt me kryetarin e VV-së, Albin Kurtin. /Lajmi.net/