Fortuna Mehmeti emërohet ud. e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim, pas dorëheqjes së drejtoreshës Ferdije Zhushi – Etemi, ka vendosur që këtë institucion përkohësisht ta udhëheq një ushtrues detyre i Drejtorit.

Lajme
Burime të lajmi.net, bëjnë të ditur se, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka nxjerrë vendim, me anë të së cilin ka emëruar Fortuna Mehmetin si ushtruese të detyrës së Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Drejtoresha e mëparshme e këtij institucioni, Ferdije Zhushi – Etemi, rreth një muaj më parë kishte dhënë dorëheqje nga drejtimi i këtij institucioni. /lajmi.net