Formacioni që i vë në siklet komentatorët
Skuadra gjermane Hertha Recklinghausen III e ka një veçanti. Futbollistët e saj i kanë pothuajse mbiemrat e njëjtë dhe kjo i vë në vështirësi komentatorët që t’i dallojnë ata.

Sport
Vetëm emri i skuadrës, Hertha Recklinghausen III, i vë në vështirësi shumë komentatorë. Mirëpo, formacioni titullar i vë në siklet edhe më të madh.
Skuadra nga Kreisliga, kampionat amator gjerman, e ka vendosur në fushë një ekip me lojtarë që kanë mbiemër praktikisht të njëjtë: gjashtë lojtarë Omayrat, katër Omeirat dhe një Oumairat.
Dhe, edhe trajneri, vëmë bast, e ka të vështirë t’i dallojë lojtarët dhe ta kryejë punën e tij si duhet.