Formacioni ideal i fazës së grupeve

Faza e grupeve e Kampionatit botëror përfundoi. I mësuam tetë qiftet e rrethit të ardhshëm. Por, cilët futbollistë kanë zënë vend në formacionin ideal të grupeve?

Sport

27/06/2014 14:50

Kampionati botëror në Brazil e përfundoi fazën e grupeve andaj ka ardhur koha që të përzgjidhen futbollistët më të dalluar, të bërë bashkë në një formacion të vetëm.

ESPN ka bërë përzgjedhjen duke veçuar 11 emra, dhe një selektor që kanë shkëlqyer për Kombëtaret përkatëse.

Dhe, për të treguar se sa kualitative ka qenë faza e grupeve e këtij Kampionati botëror më së miri tregon fakti se në këtë skuadër nuk ka zënë vend një prej golashënuesve më të mirë, Thomas Muller që ka realizuar katër herë për Gjermaninë.

Portier: Guillermo Ochoa (Meksikë)

Mbrojtës: Daley Blind (Holandë), Gary Medel (Kili), Giancarlo Gonzalez (Kosta Rikë), Serge Aurier (Bregu i Fildishtë)

Mesfushorë: Paul Pogba (Francë), Jermaine Jones (SHBA), James Rodriguez (Kolumbi).

Sulmues: Arjen Robben, (Holandë), Neymar (Brazil), Lionel Messi (Argjentinë).

Selektor: Jorge Luis Pinto (Kosta Rikë).