Formacioni i Barcelonës për sezonin e ri (FOTO)
Barcelona ka bërë gati planet për krijimin e skuadrës për sezonin e ri.

Sport
Barcelona triumfoi në La Ligë dhe Copa del Rey.
Mirëpo, skuadra mbeti pak sa e dëshpëruar nga Liga e Kampionëve.
Andaj, trajneri Luis Enrique ka bërë gati planet për krijimin e skuadrës për edicionin e ri.
Me ruajtjen e bazës dhe treshes sulmuese Messi, Neymar dhe Suarez, Barcelona pritet të bëjë disa ndryshime të vogla, shkruan “Goal.com”, përcjell “Lajmi.net”.
Mauricio Lemos nga Las Palmas është objektiv për qendër të mbrojtjes.
Kurse, Hector Bellerin nga Arsenal pëlqehet për krahun e djathtë të mbrojtjes, si zëvendësues i Dani Alves, i larguar nga klubi.