Formacionet zyrtare: Wolves – Arsenal
Wolverhampton Wanderers do të mirëpres në Molineux Stadium klubin nga Londra, Arsenalin.
Sport
Më fillim nga ora 19:00 do të fillojë ndeshja e vlefshme për javën e 22-të në Premierligë, shkruan lajmi.net.
Gunners janë duke kaluar në një formë shumë të mirë, ku nuk kanë humbje në pesë ndeshjet e fundit në ligë (tre fitore, dy barazime).
Ujqërit në anën tjetër nuk e kanë asnjë fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe do të kërkojnë sonte një gjë të tillë.
Formacionet zyrtare janë këto:
Wolverhampton: Patricio, Boly, Coady, Kilman, Semedo, Moutinho, Neves, Neto, Traore, Podence, Willian Jose.
Arsenal: Leno, Bellerin, Holding, Luiz, Cedric, Partey, Xhaka, Pepe, Smith Rowe, Saka, Lacazette./Lajmi.net/