Formacionet zyrtare: PSG – Monaco

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Paris Saint-Germain – Monaco. Sonte luhet derbi i Ligue 1 mes PSG dhe Monaco, i vlefshëm për xhiron e katërt, shkruan lajmi.net. Skuadra e PSG futet si favorite absolute në këtë takim ku vjen në një seri prej tri fitoreve radhazi. Monaco në anën tjetër ka një fitore, një…

Sport

28/08/2022 19:56

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Paris Saint-Germain – Monaco.

Sonte luhet derbi i Ligue 1 mes PSG dhe Monaco, i vlefshëm për xhiron e katërt, shkruan lajmi.net.

Skuadra e PSG futet si favorite absolute në këtë takim ku vjen në një seri prej tri fitoreve radhazi.

Monaco në anën tjetër ka një fitore, një barazim dhe një humbje në startin e edicionit.

Ndeshja mes PSG dhe Monaco luhet me fillim nga ora 20:45.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell formacionet zyrtare të dy klubeve.

PSG: Donnarumma – Marquinhos, Ramos, Kimpembe – Hakimi, Verratti, Sanches, Nuno Mendes – Messi – Mbappe, Neymar.

Monaco: Nübel; Disasi, Maripan, Badiashile – Aguilar, Fofana, Camara, Caio Henrique; Volland, Ben Yedder, Golovin /Lajmi.net/