Formacionet zyrtare Milan – Sassuolo

Milani do të luajë ndaj Sassuolos në duelin e xhiros së 14-të në Serie A.

Sport

28/11/2021 14:00

Milani ndodhet me pikë të barabarta me Napolin duke e ndarë kreun e tabelës me nga 32 pikë, gjersa rivali i qytetit, Interi i’u është afruar në një pikë.

Sassuolo ndërkohë gjendet në pozitën e 13-të me 15 pikë të mbledhura.

Milani ka kthyer Mike Maignan në portë përpara afatit me Tiemoue Bakayoko dhe Zlatan Ibrahimovic kundër Sassuolo-s së Domenico Berardit.

Kuqezinjtë pësuan humbjen e tyre të parë në Serie A të sezonit javën e kaluar, 4-3 në Fiorentina, por më pas mbajtën gjallë shpresat e tyre në Ligën e Kampionëve me një fitore jashtë Atletico Madridit.

Lista e lëndimeve mbetet e gjerë, duke përfshirë Olivier Giroud, Ante Rebic, Fikayo Tomori, Davide Calabria dhe Samu Castillejo.

Megjithatë, lajmi i mrekullueshëm është se Maignan rikthehet përpara afatit, pasi ai fillimisht u përjashtua për tre muaj nga operacioni në kyçin e dorës më 12 tetor.

Ibrahimovic është i vetmi opsion real përpara, me Rafael Leao që ka pushuar në mesjavë në Madrid.

Tiemoue Bakayoko ka startin e tij të parë të sezonit në mesfushë.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave.

Milan (4-2-3-1): Maignan; Florenzi, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Bakayoko, Bennacer; Saelemaekers, Diaz, Leao; Ibrahimovic.

Sassuolo (4-3-3): Consigli; Muldur, Ayhan, Ferrari, Kyriakopoulos; Frattesi, Lopez, Matheus Henrique; Berardi, Scamacca, Raspadori.

/Lajmi.net/