Formacionet zyrtare Llapi – Ballkani

Llapi dhe Ballkani do të mbyllin xhiron e 14-të të BKT Superligës së Kosovës.

Sport

21/11/2021 12:48

Llapi vjen pas një fitore 1-0 në udhëtim ndaj Malishevës, teksa Ballkani triumfoi në derbin ndaj Dritës në Suharekë.

Ballkani aktualisht ndodhen në pozitën e tretë me 24 pikë, por me një fitore potenciale sot do të rikthenin lidershipin në tabelë, gjersa Llapi pozicionohet në pozitën e pestë në tabelë me 18 pikë të mbledhura.

Llapi: Avdyli, Peposhi, Prençi, Krasniqi, Idrizi, Shabani, Ramadani, Rivera, Maliqi, Selmani, Shillova.

Ballkani: Frashëri, Ar.Thaqi, Sinani, Hoxha, Jashanica, As.Thaqi, Kuç, Baftiu, Gripshi, Korenica, Solomon.Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Suharekë mes këtyre dy skuadrave, Ballkani kishte triumfuar me rezultat 2-0.

Ndeshja fillon nga ora 13:30 dhe zhvillohet në “Stadiumin e Merdarës” në Podujevë. /Lajmi.net/